
Një tjetër përplasje e ashpër verbale ka ndodhur gjatë publicitetit të spektaklit të mbrëmshëm në “Big Brother VIP 5”, këtë herë mes Juelës dhe Selinës.
Fjalori i përdorur ka sjellë një reagim të menjëhershëm jashtë shtëpisë, ku familjarët e Selinës po kërkojnë marrjen e masave disiplinore nga produksioni.
Gjatë debatit, Juela i është drejtuar Selinës me tone të ashpra, duke u shprehur saktësisht:
“Ti je ajo femër që shitesh me 0 pas. Unë nuk shitem ashtu. Duhet të kesh kujdes me mua se me mua përcëllohesh, unë të djeg nga koka tek këmba!”
Pas këtyre pamjeve, llogaria zyrtare e Selinës, e cila menaxhohet nga familjarët e saj, ka reaguar përmes një postimi të gjatë. Ata e kanë cilësuar këtë situatë si një sulm të pastër dhe të qëllimshëm, duke theksuar se limitet e një debati normal janë kaluar.
