
Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP po rriten teksa afrohet eliminimi i së martës, ku në nominim përballen Mateo dhe Stenaldo.
Gjatë një bisede, Brikena Selmani ka shprehur bindjen e saj të plotë se Mateo do ta fitojë këtë përballje, duke theksuar se ai është shumë i fortë në lojë dhe i mbështetur nga publiku.
“Mateo nuk ka shanse me dalë, kurrë,” është shprehur ajo, duke treguar siguri të madhe për rezultatin e nominimit.
Deklarata e saj ka shkaktuar reagime të shumta, pasi në këtë nominim përballen dy nga banorët më të komentuar të momentit. Nga njëra anë Mateo, i përfshirë në situata dhe dinamika të forta në shtëpi, dhe nga ana tjetër Stenaldo, i cili ka fituar simpatinë e publikut për historinë e tij dhe qëndrimin e qetë.
Publiku tashmë është i ndarë dhe gara pritet të jetë shumë e fortë, ndërsa mbetet për t’u parë se kush do të largohet përfundimisht nga shtëpia këtë të martë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE