Me lëndime trupore? Aksidentohen Luiz Ejlli dhe Stenaldo, dalin pamjet (PAMJE)

Gjatë ditës së sotme, Luiz Ejlli dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, Stenaldo, u takuan për herë të parë pas daljes së këtij të fundit nga shtëpia.
Por një postim i fundit i Luizit në Instagram ka ngritur dyshime dhe kuriozitet tek ndjekësit.

Në një InstaStory, ai ka publikuar një foto ku shihet me këmbën në një pajisje ortopedike, e cila zakonisht përdoret në raste dëmtimesh apo lëndimesh fizike.

Krahas fotos, ai ka shkruar me humor

 

Stenaldoja shpëtoi, unë e hëngra.”

Ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe nëse lëndimi lidhet me takimin e tyre, por ky detaj ka bërë që rrjeti të shpërthejë në komente dhe aludime.

Kujtojmë se vetëm pak më herët, dyshja kishte ndarë momente nga takimi i tyre, një premtim që Luizi ia kishte bërë Stenaldos gjatë kohës që ai ishte pjesë e formatit.

Leave a Comment