
Marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania duket se po kalon sërish në një fazë me ulje-ngritje.
Së fundmi, një moment i kapur nga kamerat ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Mateo është parë duke iu afruar Brikenës dhe duke tentuar të komunikojë me të, por ajo ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje totale.
Kjo sjellje e saj ka krijuar menjëherë dyshime për një krisje të radhës mes tyre, sidomos pas gjithë afrimitetit dhe momenteve romantike që kanë ndarë së fundmi.
Fakti që Brikena nuk i është përgjigjur fare, madje ka shmangur çdo reagim, është interpretuar nga publiku si një distancim i qëllimshëm.
Kujtojmë se marrëdhënia e tyre ka qenë një nga më të komentuarat në shtëpi, duke kaluar nga momente shumë të afërta, në përplasje dhe ftohje të papritura.
Ndjekësit tashmë po pyesin:
A është kjo një krizë e vërtetë mes tyre apo thjesht një tjetër lëvizje në lojë?