
Ross Friedman, i njohur për publikun si “Ross the Boss” ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare, pak pasi u diagnostikua me Skleroza Laterale Amiotrofike.
Kitaristi i njohur ishte një figurë kyçe në skenën rock, fillimisht si bashkëthemelues i grupit The Dictators në vitet e 70-ta, duke ndikuar në zhvillimin e punk-ut në New York.
Më vonë, ai u bë pjesë e historisë së heavy metal-it si themelues i Manowar, pas një takimi me Joey DeMaio gjatë një turneu me Black Sabbath.
Diagnoza me ALS u bë publike muajin e kaluar, pasi ai kishte shfaqur simptoma si dobësi në duar dhe këmbë. Sëmundja progresive prek sistemin nervor dhe çon në paralizë graduale.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u konfirmua përmes një deklarate në rrjetet sociale, ku theksohej se muzika ishte gjithçka për të dhe kitara ishte pjesë e pandashme e jetës së tij.
Gjatë karrierës, Friedman la gjurmë të forta në muzikë, duke marrë pjesë në albumet më të rëndësishme të Manowar dhe duke u konsideruar si një nga kitaristët më me ndikim të zhanrit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE