
Publikimi i projektit të ri muzikor nga Luiz Ejlli nuk ka kaluar pa vëmendjen e miqve të tij, të cilët nuk kanë ngurruar ta ngacmojnë publikisht për tekstin e këngës.
Ka qenë pikërisht Stenaldo Mëhilli ai që ka lënë një koment në llogarinë e këngëtarit në Instagram.
Duke u ndalur te një nga vargjet e këngës ku Luizi shprehet për një ndarje, Stenaldo ka ironizuar me humor faktin që një gjë e tillë është e pamundur të ndodhë në jetën reale të artistit (duke nënkuptuar lidhjen e tij të fortë me Kiarën).
Në komentin e tij, ai shkruan saktësisht: “‘Ajo iku dhe më la’ thotë. Po kush të lë ty o burrë! E mrekullueshme vëlla… well done!”.
Natyrisht, nuk ka munguar as reagimi i Luizit, i cili i është përgjigjur mikut të tij në të njëjtën frymë, duke u munduar ta “sqarojë” situatën me sportivitet.
“Shiko… e kam thënë në mënyrë metaforike. Kështu që shikoje edhe një herë me më vëmendje”, ka replikuar këngëtari, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE