
Skena tronditëse ndodhën sot në sfidën Kroaci U21 – Turqi U21, ndërsa regjistrohej minuita e 35-të. Sfida kualifikuese u anulua, pasi trajneri turk u rrëzua në fushë.
Për Korkmaz u nevojit menjëherë transportimi me urgjencë drejt spitalit. Gjithçka erdhi pas kartonit të kuq që mori Tiknaz nga Turqia U-21.
Sipas “Tivibu Spor”, trajneri turk ka rrëshqitur dhe më pas përplasi kokën. Për këtë pati ënjtje në kokë, ndërsa i vetdijshëm u transportua drejt spitalit.
Turqia është tronditur nga ky lajm i fundit. Kujtojmë se ekipi A do të përballet sot me Kosovën në finalen e “play off” për Botërorin.