
Rrjetet sociale u përfshinë dje në polemika pas shpërndarjes së disa imazheve private ku influencerja Hatixhe Brika shfaqej gjysmë e zhveshur.
Pamjet po qarkullojnë në WhatsApp dhe platforma të tjera, duke shkaktuar reagime të shumta dhe diskutime mes ndjekësve të saj.
Pas shpërndarjes së imazheve, vetë Hatixhe Brika reagoi për JOQ, duke mohuar pretendimet dhe duke theksuar se pamjet janë manipuluar.
Influencerja ka deklaruar se imazhet janë gjeneruar me AI dhe i është drejtuar Policisë së Shtetit në degën e krimit kibernetik për të denoncuar përgjegjësit.
Mesazhi i Hatixhes për JOQ Albania:
Pershendetje! Jo gjithcka behet per viewrsa! E kuptoj qe femrat ne Shqiperi jane te zhvlersuara dhe asgje ne kete vend nuk funksionon , por prandaj ju kemi juve si portal te na suportoni sado pak dhe jo sa vjen nje material (fake) ta na vendosni me shpatulla mbas muri pa marr parasysh qe kemi familje dhe njerezit perreth lendohen kur kto materiale fryhen dhe nuk transmetohen sic duhet nga ju. Une sot kam ber nje kallzim ne degen e krimit kibernetik sepse normalisht un nuk fut asnje njeri te huaj ne shtepi dhe ska si te jet e vertet dhe me pak llogjike mund ta beni lajmin me frytdhenes per mua dhe jo per njerzit perversa dhe manjeker qe bejne kto gjera. Gjithsesi ju jeni portali me i madh ne Shqiperi dhe me transparent dhe gjithmon ju kam vleresuar por ksaj rradhe nuk e di ca ishte gjith ky mllef ndaj meje dhe munges transparence totale. Ju kerkoj nese keni motra dhe gra ne shtepi ti pergenjeshtroni kto lajme dhe mos ti jepni zemer njerezve keqdashes . Faleminderit dhe Naten e mire!
Kjo eshte videoja e vertete ku eshte shkeputur dhe eshte bere montimi me AI.