
Situata në Big Brother VIP ka marrë një kthesë të fortë, teksa reagimet e publikut kanë “shpërthyer” menjëherë pas momentit emocional të Selinës në spektakël.
Pas skenës ku ajo u shfaq e përlotur dhe në dilemë për të vazhduar apo jo, rrjetet sociale dhe live chat-i janë mbushur me komente të ashpra. Një pjesë e madhe e ndjekësve e kanë cilësuar sjelljen e saj si “aktrim të pastër”, duke akuzuar se gjithçka po bëhet për të fituar simpati dhe vota nga publiku.
Komentet si “fake”, “dil jashtë”, “e ekzagjeruar” dhe “nuk na mashtron dot” kanë pushtuar live chat-in, duke treguar qartë pakënaqësinë e një pjese të madhe të publikut. Madje disa e shohin këtë si një strategji të mbështetur edhe nga produksioni për ta ngritur Selinën si figurë kryesore të këtij edicioni.
Nga ana tjetër, fansat e lojtarëve të tjerë, sidomos të Mateos, janë bërë edhe më aktivë, duke kërkuar që fituesi të jetë “ai që ka dhënë më shumë dhe ka qenë real gjatë gjithë lojës”.
Mes gjithë këtij tensioni, një gjë duket e qartë:
? Publiku është i ndarë, por edhe më i vendosur se kurrë që të mos “manipulohet”.
A do ndikojnë këto reagime në rezultatin final?
Apo produksioni ka një tjetër plan?
Një finale e nxehtë po afrohet… ?, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE