Plagoset me armë zjarri një grua, detajet e para

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Kamzës, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës.

Sipas informacioneve paraprake, një grua ka mbetur e plagosur në rrethana që dyshohet të jenë aksidentale, ndërsa ndodhej në banesë së bashku me bashkëshortin e saj.

Mësohet se incidenti ka ndodhur në momentin kur bashkëshorti i saj po pastronte një armë gjahu, konkretisht një çifte. Gjatë këtij procesi, arma është shkrepur në mënyrë të paqëllimshme, duke e plagosur gruan.

Menjëherë pas incidentit, e plagosura është transportuar për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Deri në këto momente, nuk ka ende informacione të sakta mbi gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar detajet që çuan në këtë aksident, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Leave a Comment