
Një moment i pazakontë ka tërhequr vëmendjen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku një dron ka sjellë një mesazh të drejtpërdrejtë nga daja i Brikenës, një figurë që më herët ka qenë shumë i përfolur për qëndrimin e tij ndaj raportit të saj me Mateon.
Mesazhi i ardhur nga ajri ka surprizuar jo vetëm Brikenën, por edhe banorët e tjerë, pasi përmbajtja e tij u interpretua si një ndryshim i qartë qëndrimi.
Në tekstin e dërguar, ai shprehej se do të pinte kafe me Mateon dhe do të festonin së bashku, duke lënë të kuptohet se tashmë e ka pranuar këtë lidhje.

Ky zhvillim është parë si një “dritë jeshile” për raportin mes tyre, duke i dhënë më shumë siguri Brikenës brenda shtëpisë. Nga ana tjetër, reagimet e banorëve kanë qenë të përziera, ku disa prej tyre janë shfaqur të pakënaqur dhe të befasuar nga kjo kthesë e papritur.
Ngjarja pritet të ndikojë në dinamikat e lojës, duke sjellë zhvillime të reja në marrëdhëniet mes banorëve dhe në strategjitë e tyre drejt finale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE