Ilir Shaqiri hyn në Ferma VIP 3, reagimi i Einxhel Shkirës merr vëmendje

Ashtu siç ishte përfolur gjerësisht orët e fundit, Ilir Shaqiri ka bërë hyrjen e tij të bujshme në spektaklin e “Ferma VIP 3”.

Por ardhja e fituesit të edicionit të parë të “Big Brother VIP” nuk ka surprizuar vetëm banorët e fermës, por edhe vetë panelin e opinionistëve, e në veçanti Einxhel Shkirën.

Në momentin që balerini u shfaq në ekran, reagimi i Einxhel mori menjëherë vëmendjen e publikut. Opinionistja, e cila ka pasur një histori debatesh dhe rivaliteti të fortë me Ilirin gjatë bashkëjetesës së tyre në formatin e BBVA 1, ngeli e habitur për disa momente, duke mos e fshehur dot shokun e saj live në emision.

Për të ndezur edhe më shumë situatën, moderatorja Arbana Osmani iu drejtua drejtpërdrejt me pyetjen ngacmuese: “Nuk e di sa e bukur do jetë kjo hyrje për Einxhel Shkirën?”.

Përgjigja e Einxhel ishte e menjëhershme dhe zbuloi një prapaskenë interesante, duke treguar se ajo kishte qenë plotësisht e painformuar për këtë lëvizje të produksionit.

“Për mua që e mora vesh para 5 minutash? Unë e pashë në publicitet dhe kisha menduar që, duke qenë se jam këtu e shtëpisë, mendova që duhet ta dija,” u përgjigj ajo, pa e fshehur një dozë pakënaqësie.

Më tej, ajo theksoi faktin që ishte e vetmja e lënë jashtë këtij sekreti: “Nuk e dija që dy kolegët e mi e dinin…”

Ndryshe nga Einxhel, dy opinionistët e tjerë të formatit, Ermali dhe Armina, duket se kishin qenë në dijeni të surprizës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Leave a Comment