Marrëdhënia e Mateos dhe Brikenës, motra e banorit tregon si e shohin familjarët: Babi akoma…

Motra e Mateo Borrit, Kejsi Borri, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “She’s on air”, ku komentoi lojën e të vëllait në “Big Brother VIP 5” dhe marrëdhënien e tij me banoren Brikenën.

Kejsi tregoi se babai i saj nuk ka përmendur ende fjalën “nuse” për Brikenën, por që të paktën e pranon si paraqitje.

Fjalën nuse nuk e ka përmendur akoma, por që dhe babit tim i pëlqen Brikena le të themi si paraqitje të paktën se nuk është se e njeh tamam. E njeh vetëm nëpërmjet televizionit dhe e njeh aq sa e njohin të gjithë,” tha ajo.

Moderatorët e pyetën gjithashtu nëse babai ishte dakord me ndërhyrjet e Mateos në mënyrën se si Brikena vishet brenda shtëpisë. Kejsi u përgjigj duke treguar stilin e edukimit në familje:

“Babi im të paktën me mua në veshje nuk ka qenë aq i rreptë, kurse Mateo ka qenë. E ka pjesë të karakterit. Ka patur raste që dilja nga shtëpia dhe mund t’i dukej një fustan pak më i shkurtër dhe më thoshte a ka mundësi ta ulësh atë fustan para se të dalësh. Por që të jetë i rreptë, i keq, nuk është. Ta thotë me lezet që ti t’a marrësh në konsideratë.”

Kejsi u shpreh se pëlqimi i Mateos për Brikenën duket i qartë, por marrëdhënia është ende e njohur vetëm përmes ekranit dhe përfaqëson një zhvillim interesant brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Leave a Comment