
Damiano Agalliu, i njohur për publikun nga pjesëmarrja në edicionin e nëntë të “Big Brother Albania”, do të bëhet baba për herë të dytë.
Lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë ai përmes llogarisë në Instagram, ku zbuloi gjithashtu edhe gjininë e bebes që po presin.
Nëpërmjet një seti fotografik mjaft të ngrohtë, ku shfaqet krah partneres dhe me djalin e tyre të parë mbi supe, Damiano ka konfirmuar se familja po zgjerohet me një vajzë.
Për të dhënë lajmin, ish-banori zgjodhi një mbishkrim shumë të veçantë duke shkruar: “Detyra e vëllait të madh po vjen… është vajzë.”
Postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke u mbushur me urime dhe komente pozitive për këtë kapitull të ri të jetës së tij.
Pas daljes nga reality show, Damiano ka treguar herë pas here momente nga jeta e tij e qëndrueshme familjare, e cila tashmë po përgatitet të presë anëtaren më të re, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE