
Përplasja e fortë televizive mes “Big Brother VIP” dhe “Ferma VIP” arriti kulmin mbrëmjen e djeshme, duke u kthyer në një betejë të vërtetë strategjish për të mbërthyer publikun para ekranit.
Siç e kemi ndjekur gjatë këtyre ditëve, gjithçka u ndez pas publikimit të sondazheve ku formati i ri kryesonte me 52% të preferencave të publikut.
Kjo shkaktoi një kundërpërgjigje të menjëhershme nga produksioni i BBVA-së, të cilët organizuan dasmën e shumëpritur të Mateos dhe Brikenës fiks në të njëjtin orar me prime-time-in e “Fermës VIP”.
Një mbrëmje e mbushur me dinamika, nga kërcënimet e Rogertit për të sabotuar dasmën, te thumbimet e Jul Dedës e deri te lëvizjet e dyshimta jashtë fokusit të kamerave mes Mirit dhe Arbër Hajdarit.
Megjithatë, ajo që po bën xhiron e rrjetit sot nuk është vetëm çfarë ndodhi brenda shtëpisë së “Big Brother”, por një lëvizje e papritur dhe mjaft e lexueshme e Arbana Osmanit gjatë transmetimit live.
Në mes të kësaj lufte të ashpër për shikueshmëri, moderatorja e “Ferma VIP” bëri një veprim që nuk kaloi pa u vënë re nga syri i mprehtë i publikut. Ajo zgjodhi të ndërpriste spektaklin për të kaluar në bllokun e publicitetit shumë më herët se në çdo puntatë tjetër të këtij sezoni.
Ky detaj është interpretuar gjerësisht në rrjetet sociale si një ironi dhe një sfidë e hapur ndaj programit rival. Duke dhënë reklama pikërisht në momentin kur vëmendja mund të rrezikonte të kalonte te dasma e BBVA-së, Arbana duket se ka dashur të japë një mesazh të qartë vetëbesimi për audiencën e saj: “Unë ju mund edhe me publicitet.”
Kjo lëvizje strategjike po komentohet masivisht si një tregues i qartë i sigurisë që produksioni i “Ferma VIP” ka te ndjekësit e tij, duke i hedhur edhe më shumë benzin, zjarrit në këtë garë të ethshme televizive mes dy formateve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE