
Greqia do të ndalojë përdorimin e mediave sociale për fëmijët nën 15-vjeç duke filluar nga 1 Janari 2027, bëri me dije kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis.
Përmes një videoje në rrjete sociale, kryeministri grek theksoi se rregullorja do të njoftohet në muajt e verës dhe “Greqia do të jetë ndër vendet e para që do ta ndërmarrin këtë iniciativë” për mediat sociale.
“Kemi vendosur të ecim përpara me diçka të vështirë, por të domosdoshme: të ndalojmë aksesin në mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç ”, tha ai, duke shtuar se qëllimi është ta shtyjnë edhe BE-në në këtë drejtim.
Më pas iu drejtua fëmijëve duke thënë se “tani jam i sigurt se ata shumë më të vegjël do të zemërohen me mua. Nëse do të isha në moshën tuaj, ndoshta do të ndihesha njësoj, por roli ynë nuk është të jemi të këndshëm”.
“Nëse diçka na bën të ndihemi të stresuar, më keq ose më pak mirë nga sa jemi në të vërtetë, atëherë ia vlen t’i vëmë një frenim. Qëllimi ynë nuk është t’ju distancojmë nga teknologjia, e cila mund të jetë një burim frymëzimi, dijeje dhe krijimi”, vazhdoi Mitsotakis.
Së fundmi, duke iu drejtuar prindërve, Kryeministri grek vuri në dukje: “Asnjë ligj nuk mund ta zëvendësojë praninë tuaj. Kjo politikë është thjesht një mjet për t’ju ndihmuar. Unë besoj sinqerisht se pas pak vitesh të gjithë do ta shohim atë si diçka pozitive dhe të vetëkuptueshme”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE