“Landi i ‘West Side Family’ tregon si e mori vesh humbjen e mikut të ngushtë, Dr. Florit dhe karrierën e gjatë

Këngëtari Roland Hysi i njohur si Landi ka folur së fundmi për karrierën e tij të gjatë, industrinë muzikore dhe për humbjen e mikut të ngushtë, Dr. Flori, anëtar i grupit “West Side Family”.

I ftuari në emisionin e Meriton Mjekiqit, artisti ka treguar momentin kur mori lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Florit. Ai thekson se lajmin e mori vesh nga lajmet në televizor.

“Florin tha e kanë marrë me ambulancë, e mora vesh nga telefonatat dhe lajmet në televizor që ka ndërruar jetë dhe isha… mendova pas kësaj nuk do të kemi mundësi të prodhojmë,” u shpreh ai

Landi dhe Armir Shahini, kanë vazhduar më pas me label-in e tyre duke sjellë projekte të shumta. Pjesë e këtij grupi pas ndarjes nga jeta të Florit u bë vëllai i tij, Alban Kondi.

Intervista e Hysit prek temat personale dhe emocionuese, duke ofruar një pasqyrë të hapur mbi sfidat dhe kujtimet e lidhura me një nga ikonat më të dashura të muzikës shqiptare.

Përveç rrëfimit për humbjen e Dr. Florit, diskutohet edhe situata aktuale në industrinë muzikore dhe planet për projekte të ardhshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Leave a Comment