Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta mamaja e Kryetares së Institucionit të madh të Shtetit Shqiptar

Lumturi Mara, nëna e kryetares së Autoritetit për Informim mbi Dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula, ka ndërruar jetë paraditen e kësaj të enjte, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, por dhe te të gjithë ata që e njohën.

Ishte vetë Sula ajo që përmes një mesazhi mortor ndau lajmin e trishtë me miqtë se “noni” i tyre i dashur mbylli sytë përgjithmonë, duke lënë pas një boshllëk të madh, por edhe një trashëgimi të vyer dashurie që do të jetojë gjatë në zemrat e familjes.

Pritjet do të nisin sot në orën 14:00 pranë Shtëpisë Funerale “Alba”, në Rrugën e Durrësit, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet nesër, të premten, më 10 prill, në orën 11:00, në varrezat e Tufinës, ku zonja Lumturi do të prehet pranë bashkëshortit të saj.

Vizitat përkujtimore do të vijojnë në të njëjtin ambient ditën e shtunë dhe të diel, në oraret 10:00-13:00 dhe 17:00-20:00.

“Sot paradite ndërroi jetë noni jonë e dashur, Zonja Lumturi Mara. Duke lënë pas dashuri të thellë dhe kujtime të paharrueshme në zemrat tona. Pritjet do të fillojnë sot, në orën 14:00 te Shtëpia Funerale “Alba” në Rrugën e Durrësit.

Varrimi do të bëhet nesër, e premte 10 prill në orën 11:00 në varrezat e Tufinës, pranë vendprehjes së bashkëshortit të saj. Vizitat përkujtimore do të zhvillohen te Shtëpia Funerale “Alba”, në Rrugën e Durrësit, ditën e shtunë dhe të diel. paradite nga ora 10:00-13:00 dhe pasdite nga ora 17:00-20:00”, thuhet në njoftimin e bërë nga Sula.

Redaksia e Newsbomb i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mara-Sula për këtë humbje të madhe, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Leave a Comment