
Një video që po qarkullon orët e fundit në rrjetet sociale po bën bujë të madhe mes ndjekësve të “Big Brother VIP Albania”.
Në qendër të vëmendjes është Brikena, e cila është kapur nga kamerat e shtëpisë në një moment mjaft të dyshimtë.
Siç shihet në pamje, Brikena shkon te dollapi ku Selin mban sendet e saj personale dhe fillon të kërkojë me vëmendje nëpër sirtarë.
Ajo duket se po merr diçka, edhe pse nuk dallohet qartë se çfarë. Ky veprim ka ngritur dyshime të forta te publiku, të cilët e akuzojnë atë për vjedhje të sendeve të Selinës.
Madje, kjo video eshte komentuar shume nga fansat, te cilet e kane braktisur ate ne votimin per finalen, duke e nxjerre keshtu jashte gares dhe duke futur Rogertin ne finale.