Të njëjtat burime pretendojnë se tensionet kanë vazhduar edhe pas përfundimit të emisionit, ku Edisa thuhet se i është drejtuar Brikenës me fjalë kërcënuese, duke i thënë se “do të takohemi jashtë Topit” dhe se “do të të tregoj unë ty missin dhe mollëzat”.
Mësohet se Brikena e ka denoncuar rastin në polici, ndërsa pritet që organet kompetente të verifikojnë rrethanat dhe të zbardhin të plotë ngjarjen.
Deri në këtë moment, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Brikena, Edisa apo përfaqësues të programit. Mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse palët do të japin versionin e tyre publik për atë që ka ndodhur pas emisionit.