
Detaje të reja nga tragjedia në Ferizaj: Mjeku konstatoi se 15-vjeçari…
Një nxënës ka humbur jetën në ambientin e shkollës së mesme “Kuvendi i Arbërit”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli.
“Me datë 17.04.2026, rreth orës 15:15, është pranuar një informatë se në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit”, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, një nxënës mashkull (15 vjeç), në rrethana ende të panjohura, është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike”, tha ai.
