Sipas tij, mbështetja që ajo po merr nuk është e logjikshme, duke fyer kështu hapur të gjithë masën e njerëzve që lënë komente pozitive për të.
Por “shënjestra” e tij nuk u ndal vetëm te publiku. Iliri analizoi dhe hodhi poshtë edhe dronin me mesazh mbështetës që Tayna i dërgoi Mozës pak ditë më parë.
Ai e ka zhveshur këtë gjest nga çdo lloj ndjesie apo suporti të sinqertë, duke e quajtur thjesht një skemë të pastër marketingu për përfitime personale.
Gjatë bisedës me panelistin tjetër, ai shprehet i bindur se Taynës nuk i intereson fare për Mozën:
“E di çfarë bëjnë këta? Investojnë 500 euro për me sjellë atë parashutën [dronin] dhe marrin 20 mijë followers nga ajo… Është një zinxhir fatal interesash!”
Këto deklarata, ku Iliri minimizon mbështetjen e Mozës dhe akuzon hapur Taynën për shfrytëzim situate, kanë nisur të bëjnë xhiron e rrjetit, ndërsa shumica e komentuesve e kanë etiketuat Ilirin si xheloz.