Siç shihet qartë nga pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, fluturimi është kryer mbi pikat ikonike të kryeqytetit.
Këto parashuta nuk ishin aty rastësisht apo për ndonjë aktivitet sportiv të zakonshëm.
Ato mbanin të varura banderola të mëdha me foton e finalistit Miri, të shoqëruara me thirrje të forta mbështetëse si “Voto Mirin”, për të nxitur qytetarët që ta zgjedhin atë si fituesin e çmimit të madh.