Së fundmi, një foto krahasuese ka nisur të qarkullojë me shpejtësi dhe po bën bujë në portale dhe TikTok. Siç mund të shihet qartë në imazh, krahas profilit të tij aktual në BBVA, është vendosur një foto e vjetër e Mateos kur ishte pjesë e një emisioni tjetër vite më parë.

Ndryshimi në tiparet e tij është i pamohueshëm, veçanërisht në formën e hundës, e cila duket qartë që ka kaluar nëpër duart e kirurgut plastik.
Ky detaj ka mjaftuar që ndjekësit të nisin diskutimet, duke theksuar se finalisti nuk ka qenë plotësisht i sinqertë me publikun për pamjen e tij.
Ndonëse ndërhyrjet estetike janë diçka krejt normale sot, “gënjeshtra” për t’i fshehur ato është ajo që ka ngacmuar më shumë rrjetin pak para se të hapet votimi përfundimtar.