
Alba Pollozhani ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh të ndjerë me rastin e ditëve të agjërimit, duke uruar paqe, durim dhe përkushtim për të gjithë besimtarët. Në postimin e saj, ajo shkruan:
“Urime për ditët e agjërimit
Në këtë rrugëtim të përmbajtjes, durimit dhe përkushtimit, uroj që çdo sakrificë e juaja të jetë pranuar me mëshirë dhe të jetë kthyer në dritë për shpirtin tuaj. Le të jenë këto ditë një pastrim i thellë i zemrës, një ngritje e heshtur drejt më të mirës dhe një afrim i sinqertë me Krijuesin.
Qoftë çdo lutje e juaja e dëgjuar, çdo qëllim i pastër i bekuar dhe çdo hap i jetës tuaj i udhëhequr nga paqja, urtësia dhe begatia hyjnore .”
Ky mesazh ka prekur shumë ndjekës, duke marrë reagime të shumta pozitive në rrjetet sociale. Kujtojmë se Alba është bërë e njohur për publikun pas pjesëmarrjes së saj në Big Brother Kosova, ku shpesh ka tërhequr vëmendjen me qëndrimet dhe vendimet e saj.
Një nga momentet më të komentuar gjatë qëndrimit të saj në shtëpi ishte kur ajo kërkoi publikisht që të mbulohej gjatë emisionit, duke shprehur dëshirën e saj për një ndryshim personal dhe shpirtëror. Ky veprim u diskutua gjerësisht dhe u pa nga shumë si një hap i rëndësishëm në jetën e saj.
Sot, përmes mesazheve të tilla, Alba duket se vazhdon të përcjellë vlera dhe reflektim, duke frymëzuar një pjesë të madhe të publikut që e ndjek