Plas rrjeti: Gjesti zbulon të dashurën e re padashje gjatë prezantimit të këngës? (VIDEO)

Pas disa ditësh paralajmërimesh, Gjesti ka zbuluar një pjesë nga projekti i tij i ri muzikor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka prezantuar “MEME”, një nga këngët që do të jetë pjesë e EP-së së tij të ardhshme.

Por më shumë se muzika, vëmendjen e ka marrë një detaj në klipin e publikuar.

Në pamje shfaqet një dorë femërore që i prek fytyrën dhe qafën, duke ndezur menjëherë aludime në rrjet për një lidhje të re të artistit.

Fansat kanë filluar të spekulojnë nëse bëhet fjalë për një element artistik apo për një mesazh të fshehur mbi jetën e tij personale.

Këto dyshime shtohen edhe më shumë duke kujtuar lidhjen e tij të fundit me Egli Tako, e cila nuk zgjati shumë.

Tani, pyetja që po qarkullon kudo është: a është kjo vetëm një strategji për promovim, apo Gjesti po sinjalizon një kapitull të ri në jetën e tij sentimentale?

Leave a Comment