
Një moment shumë emocionues është shënuar në Ferma VIP, ku Indri Shiroka festoi 37-vjetorin e lindjes brenda fermës.
Menjëherë pas mesnate, Arbana Osmani njoftoi fermerët dhe të gjithë së bashku i kënduan këngën e ditëlindjes, duke krijuar një atmosferë festive.
Por surprizat nuk mbaruan me kaq.
Indri u thirr tek Agai, ku u përball me një moment shumë prekës: një mesazh audio nga djali i tij i mitur, që e emocionoi thellë.
Pak më vonë, ai u surprizua edhe nga nëna e tij, e cila e priste me një tortë. Mes lotësh, ajo i uroi ditëlindjen dhe i kërkoi të shijojë këtë eksperiencë dhe të qeshë sa më shumë.
Në këtë moment të ndjerë u përfshi edhe Vanesa, me të cilën Indri ka krijuar një lidhje brenda fermës.
Nëna e tij nuk nguroi ta falënderonte Vanesën me fjalët: “Faleminderit që ma do djalin”, ndërsa Vanesa, e prekur, shpërtheu në lot dhe i kërkoi falje për stresin që mund t’i ketë shkaktuar Indrit.
Ky moment është bërë menjëherë viral, duke prekur zemrat e publikut dhe duke u kthyer në një nga skenat më emocionuese të spektaklit.