Bes Kallaku shfaqet për herë të parë krah partneres dhe nënës së tij (Foto)

Pas një periudhe të vështirë në jetën e tij personale, e shënjuar nga ndarja e shumëpërfolur me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, aktori i njohur i humorit Bes Kallaku duket se ka gjetur sërish qetësinë dhe dashurinë.

Prej disa muajsh ai ka nisur një romancë të re, ndërsa sot ka ndarë me ndjekësit momente mjaft të ngrohta familjare, ku publikon imazhe krah partneres së tij.

Ndonëse identiteti i saj i plotë ende ruhet disi diskret pasi në foto ajo shfaqet me shpinë, pamjet flasin vetë për harmoninë e krijuar.

Në një prej fotografive, partnerja e tij shihet e integruar plotësisht në rrethin e ngushtë familjar të aktorit, teksa qëndron krah nënës së tij, e cila shfaqet tejet e buzëqeshur.

Për t’i dhënë edhe më shumë kuptim këtij prezantimi publik, aktori nuk ka kursyer as fjalët e zemrës. Krah një fotografie bardh e zi, Besi shkruan:
Ti më riktheve Besin dhe më zbukurove jetën ❤️”.

Leave a Comment