
Tensionet në Ferma VIP kanë kaluar kufijtë e zakonshëm, duke shkaktuar reagime të forta edhe jashtë shtëpisë.
Në qendër të kritikave është vendosur Gresa, e cila gjatë një momenti revolte ka përdorur një gjuhë të rëndë ndaj publikut.
Në një deklaratë që ka bërë xhiron e rrjetit, ajo u shpreh:
“Hajt pra, masi populli është budallë, prej Zotit ju ardhtë”.
Ky reagim vjen pas pakënaqësisë së saj lidhur me mbështetjen që publiku po i jep Mimoza Ahmeti, duke rritur tensionet mes banorëve.
Deklarata ka shkaktuar menjëherë indinjatë të madhe te ndjekësit, të cilët e kanë cilësuar si mungesë respekti ndaj audiencës.
Ngjarja është kthyer në një nga temat më të nxehta në rrjetet sociale, ndërsa shumë kërkojnë reagim nga produksioni për këtë sjellje.