
Ish-konkurrenti i njohur i programit televiziv “Përputhen”, Andi Shehi, ka kurorëzuar me martesë dashurinë e tij.
Ai dhe partnerja e tij, Enki Nako, kanë organizuar një ceremoni mjaft të veçantë për të festuar lidhjen e tyre.
Dyshja ka zgjedhur të ndajë emocionet e kësaj dite të rëndësishme me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.


Siç shihet nga pamjet e publikuara nga vetë çifti, ceremonia është zhvilluar në një ambient të jashtëm shumë elegant, nën një hark të dekoruar me lule të bardha.
Një detaj mjaft i ëmbël i këtyre fotografive është edhe prania e djalit të tyre të vogël, i cili ka shoqëruar prindërit në këtë moment të paharrueshëm teksa shkëmbenin unazat.




Krahas imazheve të ndara në Instagram, Enki ka zgjedhur një mbishkrim të shkurtër për të shënuar këtë moment: “They said yes”.
Nga ana tjetër, Andi ka ndarë të njëjtin gëzim në profilin e tij, duke i ftuar ndjekësit të frymëzohen nga kjo ditë me fjalët: “Kjo është shenja që të duhet një ceremoni altari”.