Ky është personi që ndërroi jetë në Motel

Një ngjarje e rëndë është raportuar paraditen e djeshme në Zveçan, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda një hoteli, në rrethana që po hetohen nga autoritetet kompetente.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, rasti ka ndodhur në rrugën “Nemanjina”, në objektin e njohur si Hoteli “3”.

Emergjenca kishte pranuar një telefonatë lidhur me një person që dyshohej se kishte ndërruar jetë, ndërsa ekipet mjekësore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Rreth orës 11:00, mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, e identifikuar si Hamdi Alia, rreth 61-vjeçar.
Pas rastit, në hotel kanë intervenuar njësitet policore, hetuesia rajonale dhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vdekje e dyshimtë”.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e sakta të vdekjes, ndërsa autoritetet po zhvillojnë hetime për të zbardhur plotësisht rastin.

Trupi i pajetë pritet t’i nënshtrohet procedurave mjeko-ligjore, të cilat do të ndihmojnë në përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Leave a Comment