
Një lajm që askush nuk e priste po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale! Fansat kanë nisur të aludojnë se aktorja e njohur Djellza Dema mund të jetë në pritje të ëmbël dhe emri që po përmendet më së shumti pranë saj është ai i Edi Kuçit. Gjithçka nisi pas disa postimeve misterioze dhe paraqitjeve të fundit të Djellzës, ku ndjekësit vunë re ndryshime që ndezën menjëherë dyshimet.
Komentet në TikTok dhe Instagram kanë “shpërthyer”, me shumë njerëz që po shkruajnë se mes tyre mund të ketë diçka më shumë sesa publiku di. Disa madje pretendojnë se Edi është parë shumë pranë aktores në ditët e fundit, duke shtuar edhe më shumë misterin rreth kësaj historie që po trondit showbizin shqiptar.
Edhe pse deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga dyshja, fansat janë të bindur se diçka e madhe po fshihet. Në rrjet po qarkullojnë teori të shumta dhe ndjekësit po presin me padurim një reagim nga Djellza ose Edi. A është kjo romanca dhe surpriza më e madhe e vitit apo thjesht një tjetër thashethem që ka marrë dhenë?
Një gjë është e sigurt: emrat e tyre po përmenden kudo dhe interneti nuk po ndalet së foluri për këtë histori!