Samanta Karavella ndahet nga partneri?! Ja çfarë po trazon rrjetin!

TikTok-u po kthehet gjithnjë e më shumë në platformën e preferuar të personazheve publikë për të dhënë mesazhe të koduara, duke zëvendësuar kështu deklaratat zyrtare.

Rasti më i fundit që po bën xhiron e rrjetit? Samanta Karavella.

Postimet e saj të fundit kanë ngritur një “stuhi” dyshimesh te ndjekësit, të cilët janë të bindur se këngëtarja i ka dhënë fund marrëdhënies me partnerin e saj.

Shkëndijën e parë e ndezi një video e publikuar prej saj në platformë, ku Samanta shfaqet tejet e kuruar, por thelbi fshihet tek mbishkrimi: “Nuri i ndarjes”.

Për t’i hedhur edhe më shumë “benzinë zjarrit” rreth këtyre aludimeve, videoja shoqërohet me frazën provokuese: “Revenge glow up. Vajza, duhet të shoh videot tuaja.” (Shkëlqimi i hakmarrjes).

Sikur të mos mjaftonte kjo, në një tjetër postim ku shfaqet duke luajtur me një filtër viral të TikTok-ut, këngëtarja lë një tjetër thumbim të hapur: “Kur ata mendojnë që po i këndon ish-it, ndërkohë unë…”.

Kujtojmë se jeta private e Samantës ka qenë gjithmonë e mbajtur hermetike, larg syrit të mediave. Në prill të vitit 2025, artistja u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë vajzën e saj, Gia Rose.

Prej kohësh, ajo ishte zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte së bashku me partnerin e saj, i cili nuk është me origjinë shqiptare.

Deri në këto momente, këngëtarja ka zgjedhur të heshtë dhe nuk ka bërë asnjë reagim apo konfirmim zyrtar në lidhje me statusin e saj romantik.

Megjithatë, për syrin e mprehtë të publikut, këto lëvizje dixhitale janë një sinjal i qartë se diçka e madhe ka ndryshuar në jetën e saj.

Mbetet për t’u parë nëse ky është thjesht një trend i momentit apo një konfirmim i heshtur i një kapitulli të mbyllur!

Leave a Comment