Habit Soni Malaj, bën kërkesën e papritur për ish-in e saj Flor Mumajesin

Soni Malaj ka bërë një rrëfim të papritur dhe mjaft të sinqertë brenda shtëpisë së “Ferma VIP”, duke folur për herë të parë hapur për historinë e saj të dashurisë me kantautorin Flori Mumajesi.

Edhe pse ka kaluar shumë kohë, ajo konfirmoi para banorëve dhe publikut se bëhet fjalë për një lidhje dashurie që ka zgjatur plot dy vite e gjysmë.

Shkëndija për këtë diskutim u ndez nga një këngë e Florit që po luhej në sfond në ambientet e fermës. Në atë moment, Mimoza bëri një koment për këngën dhe e pyeti Sonin nëse kishte ndonjë “dobësi” për artistin, pa e ditur se përgjigjja do të zbulonte një histori nga e kaluara.

Reagimi i Sonit ishte i menjëhershëm, duke i dalë në mbrojtje ish-partnerit të saj dhe duke sqaruar raportin e tyre disavjeçar.
Mos ma shaj Florin,”– i tha ajo Mozës. Më pas shtoi: “Është ish-i im. Dy vite e gjysmë bashkë. Ka vite si histori. Kemi qenë zyrtarisht.”

Biseda mes dy banoreve vijoi me batuta e të qeshura. Moza, e nxitur nga kurioziteti, e pyeti këngëtaren nëse Flori është aktualisht beqar apo në një lidhje të re. Soni zgjodhi të mos japë detaje për jetën aktuale të kantautorit, duke u përgjigjur shkurt dhe me respekt: “Ai në punë të vet tani, unë në timen.”

Kur Mimoza i sugjeroi me shaka një rikthim të mundshëm mes tyre, Soni e preu menjëherë, por në mënyrë kategorike: “Jo, jo.”

Por nuk mbaroi me kaq. Në një tjetër moment, Soni i bëri edhe një “thirrje publike” Florit nga brenda fermës.

“Kur po vendosnin gjithë këngët e tij, thashë mos po vjen në Fermë. Po dronë, pse nuk më ke sjellë këtu?”, tha ajo, duke iu drejtuar më pas Mozës: “Thuaju të më sjellin një dron, të lutem.”

Leave a Comment