Abuzimet me taksimetër në Shqipëri: Taksisti habit publikun dhe zbulon si manipulohet fatura

Një bisedë në emisionin e X-Media mes moderatorit Rudi Hizmo dhe një drejtuesi taksie ka zbuluar një të vërtetë mjaft shqetësuese për qytetarët.

Taksisti ka pranuar hapur para kamerave se taksimetri mund të manipulohet me lehtësi, madje duke thënë se ai mund ta çojë faturën në 300 mijë lekë pa e lëvizur fare makinën nga vendi.

Pjesë nga intervista:

Moderatori: A mund të bëhet manipulim në taksimetër?
Taksisti: Po.
Moderatori: Mund të bëhet, hë?
Taksisti: Unë ta çoj taksimetrin pa lëvizur nga vendi… unë ta çoj 300 mijë lekë.
Moderatori: Okej, si bëhet kjo me taksimetrin tani? Si manipulohet taksimetri?

Taksisti: Taksimetri ka disa butona. Ka butonin e madh që bën hapjen. Ka dy butona të tjerë që shtyp atë 500-lekëshin që është shtuar së fundmi, sepse Bashkia vuri tarifat e reja. Dikur ka qenë ditën, natën. Pas orës 10 (të darkës) shtypeshin këto deri në 6 të mëngjesit, pastaj vazhdonte me 2500 (lekë të vjetra) plus 500. Ata e bënë tani 3000 plus 500, Bashkia me vendim të këshillit bashkiak. Pastaj, po ndalove nëpër semaforë, ke dy butona të tjerë edhe ajo del zero. Pastaj klikon aty te qindshat ose te mijëshet edhe e çon sa të duash nga vendi.

Moderatori: A, po duhet të shtypësh një buton pra?

Taksisti: Dy! Pastaj vazhdon me tjetrin, e çon 20, 30, 50…

Moderatori: Po pra, po qartë. Po në qoftë se unë e kam mendjen te taksimetri për shembull, nuk ia lejoj atij që të shtypë. Thashë mos kishte ndonjë mënyrë tjetër, ndonjë manipulim për shembull që…

Taksisti: Mënyrë tjetër s’ka. Domethënë po nuk u shtyp gjë… Edhe këto gjëra, ti mund të mos e kesh mendjen fare se shumica janë në telefon. Ai mund ta shtypë një 1000-lekësh.

Leave a Comment