
Punimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës duket se kanë hyrë tashmë në fazën finale, ndërsa ritmi i punës vijon me
intensitet të lartë. Aktualisht, puna është fokusuar kryesisht në pjesën dekorative dhe në përfundimin e detajeve të brendshme
të terminalit.
Siç shihet edhe nga pamjet, holli kryesor i aeroportit paraqitet modern dhe mjaft i gjerë, i zbukuruar me shirita ndriçues LED,
elementë dekorativë dhe vazho gjigante me lule. Në ambientet e brendshme janë vendosur stolat për pasagjerët, zonat e
pritjes, si dhe portat hyrëse për në avionë
Përfaqësues të projektit bëjnë me dije se një pjesë e rëndësishme e punimeve pritet të dorëzohet brenda këtij muaji, në
përputhje me afatet e përcaktuara. Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm drejt funksionalizimit të plotë të aeroportit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE