HISTORIA E PABESUESHME: SI VODHI 31-VJEÇARJA 8 MILIONE EURO, NË NUË GRABITJE TË DENJË PER FILMA

Ajo ishte fshehur për dy vite e gjysmë, por tashmë ndodhet në pranga. Hetuesit gjermanë arrestuan në aeroportin e Bremenit 31-vjeçaren Yasemin Guendogan, e dyshuar si autorja e vjedhjes spektakolare të 8 milionë eurove nga kompania e transportit të parave Loomis, në Bremen, më 21 maj 2021.

Sipas autoriteteve, Guendogan ishte larguar jashtë vendit menjëherë pas krimit, por së fundmi ka vendosur të dorëzohet vullnetarisht, gjë që është konfirmuar përmes avokatit të saj. Ajo udhëtoi nga Turqia drejt Gjermanisë dhe u arrestua sapo mbërriti në aeroport.

Pas ndalimit, 31-vjeçarja doli përpara një gjyqtari të martën, ndërsa aktualisht ndodhet në paraburgim.

Në kohën e ngjarjes, Yasemin Guendogan ishte e punësuar te kompania Loomis, ku kishte për detyrë paketimin e kartëmonedhave në kuti parash, të cilat më pas transportoheshin me makina të blinduara drejt bankomatëve të bankave.

Të premten, më 21 maj 2021, ajo realizoi planin e saj:
në vend që t’i vendoste paratë në kutitë e përcaktuara, paketoi 8 milionë euro në thasë dhe i hodhi në një kontejner që zakonisht përdorej për mbeturina.

Për të mos ngritur dyshime, ajo mbuloi thasët me mbeturina të tjera, nxori kontejnerin jashtë ambienteve të sigurisë dhe më pas i transferoi paratë në një Mercedes Vito, të marrë me qira në Berlin, me targa të vjedhura.

Pas kësaj, ajo u largua dhe u zhduk pa lënë gjurmë.

Vjedhja u zbulua vetëm katër ditë më vonë, kur punonjësit e kompanisë vunë re mungesën e shumës gjatë furnizimit të bankomatëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Leave a Comment