
Dinamikat brenda “Ferma VIP” po bëhen gjithnjë e më interesante, veçanërisht pas tensioneve të fundit mes dy këngëtareve të njohura, Soni Malaj dhe Jonida Maliqit.
Pas një situate të ftohtë mbrëmjen e kaluar, ka qenë Ilir Shaqiri ai që ka vendosur të ndërhyjë dhe ta pyesë Sonin drejtpërdrejt për të sqaruar këtë raport.
Teksa po bisedonin së bashku në ambientet e shtëpisë, balerini i kërkoi këngëtares të fliste hapur për atë që po ndodh mes tyre, duke vënë në dyshim qetësinë e saj.
Soni, nga ana tjetër, mohoi në mënyrë kategorike të ketë ndonjë problem me kolegen e saj, duke u shprehur se prania e saj në format e kishte gëzuar.
“Dil atje ku do të dalësh, çfarë mendon për Jonidën se unë nuk e kuptoj këtë fërkim që keni mes ju të dyjave.” i tha Iliri.
Soni: “Unë s’kam asnjë lloj fërkimi, hiç. Biles…”
Ikiri: “Nuk m’u duk mbrëmë kështu.”
Soni: “Kur më ka pyetur produksioni kam thënë ‘O sa mirë sepse do kem një person të njohur edhe që do këndoj’.”
Iliri: “Siç kam thënë unë si për ty si për Jonidën.”
Soni: “Unë s’kam pas fërkim me asnjë, as në Dancing kur kam qenë.”
Pavarësisht kësaj përgjigjeje të prerë të Sonit, e cila i referohet edhe eksperiencave të saj të mëparshme televizive për të treguar natyrën e saj paqësore, dyshimet e Ilirit mbeten.
Tashmë pritet për t’u parë nëse ky “fërkim” do të vazhdojë të reflektohet në ditët në vijim brenda fermës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE