‘Kujdes! Mos jepni të dhënat bankare’! Policia e Shtetit paralajmëron për SMS mashtruese

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike pranë Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për një valë mesazhesh mashtruese (SMS) që po qarkullojnë së fundmi, të cilat paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga shërbimet postare për dorëzimin e pakove.

Sipas autoriteteve, këto mesazhe përmbajnë lidhje të dyshimta dhe kërkojnë veprime urgjente nga qytetarët, me qëllim:

përvetësimin e të dhënave personale; vjedhjen e informacionit bankar; aksesin e paautorizuar në llogaritë financiare.

Institucioni thekson se bëhet fjalë për tentativa mashtrimi dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal ndaj çdo komunikimi të dyshimtë.

Mos klikoni në lidhje të dërguara nga numra të panjohur; Mos ndani të dhëna personale apo bankare; Mos ndiqni udhëzime që kërkojnë veprime të menjëhershme pa i verifikuar.

Po ashtu, qytetarëve u kërkohet të fshijnë menjëherë mesazhe të tilla, të shmangin çdo ndërveprim me to dhe të raportojnë rastet e dyshimta në kontaktet zyrtare të Policia e Shtetit.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike thekson se mbetet e angazhuar për identifikimin dhe goditjen e këtyre skemave mashtruese, si dhe për forcimin e sigurisë digjitale të qytetarëvedo t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Leave a Comment