Kujdestarja torturon të moshuarën që kishte në përkujdesje

Një kujdestare shtëpiake rumune është arrestuar në ishullin e Kiosit, pasi akuzohet se ka dhunuar punëdhënësen e saj të moshuar.

Sipas hetimeve të policisë, ajo dyshohet se e ka goditur të moshuarën në kokë dhe në fytyrë, ndërsa i kishte lidhur duart në një pjesë metalike të shtratit.

Ndaj saj është nisur procedim penal për veprën penale të dhunës ndaj personave të pambrojtur.

Ngjarja është dokumentuar përmes një videoje, e cila iu dorëzua policisë nga vajza e viktimës. Pamjet janë regjistruar nga një kamerë e vendosur në banesë, ku të moshuarit jetonin së bashku me kujdestaren.

Sipas vajzës së viktimës, një episod i ngjashëm dhune kishte ndodhur edhe 20 ditë më parë, çka e kishte shtyrë të instalonte kamerën në banesë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Leave a Comment