Gjatë bisedës, Mateo ka pranuar se ka tentuar në mënyrë të përsëritur t’i afrohet Brikenës gjatë kohës që po kërcenin, një veprim që ka çuar në reagimin e ashpër dhe largimin e saj drejt Dhomës së Rrëfimit e më pas në tualet.
Për të justifikuar veprimet e tij, ai e ka konsideruar situatën thjesht si një “përpjekje për të tentuar”, pa marrë parasysh vullnetin e palës tjetër.
Ai u shpreh ekzaktësisht: “Ndodhi duke kërcyer bashkë. Por s’më pëlqeu reagimi që u mërzit aq shumë. U ul direkt, i thashë ‘si je’, më tha ‘mos më fol fare’, pastaj u çua dhe iku. Në fillim në dhomë të rrëfimit pastaj në banjo. Kërcyem njëherë, dy herë, s’vinin këngë shqip, u ulëm, ndejta sa ndejta, i thashë premtimi mbaroi këtu. Për mua rëndësi ka të tentoj, më jep kënaqësi, arrij s’arrij punë për mua. Njëherë, dy herë, dhjetë herë zgjata kokën dhe ndodhi ajo që ndodhi, u mërzit.”
Insistimi i tij i vazhdueshëm konfirmon dyshimet se kalimi i këtyre kufijve ishte shkaku i drejtpërdrejtë i gjendjes së saj të rënduar emocionale.
Më pas, Mateo tregoi se tentoi ta qetësojë Brikenën duke i vendosur një letër të shkruar në italiaht poshtë derës.