Mozzik dhe Loredana lënë pas tensionet për vajzën publikojnë foto së bashku

Mozzik dhe Loredana lënë pas tensionet për vajzën publikojnë foto së bashku

Pas një periudhe me shumë tensione dhe deklarata publike, Mozzik dhe Loredana Zefi duket se kanë gjetur një mënyrë për të ulur situatën dhe për të bashkëpunuar si prindër për vajzën e tyre.

Gjithçka vjen pas zhvillimeve të fundit ku Mozzik publikoi një diss që u komentua gjerësisht si një mesazh ndaj ish-partneres së tij.

Nga ana tjetër, Loredana kishte reaguar duke kërkuar që ai të kërkonte falje publikisht, madje duke përmendur edhe një dalje në një emision televiziv si ai i Arbana Osmani.

Megjithatë, pavarësisht këtyre përplasjeve, dyshja kanë vendosur të lënë mënjanë konfliktet për hir të vajzës.

Së fundmi, ata kanë publikuar një foto të përbashkët, ku shfaqen së bashku me të voglën, duke dhënë një mesazh të qartë se raporti i tyre si prindër është më i rëndësishëm se çdo mosmarrëveshje e kaluar.

Duhet theksuar se kjo nuk ka të bëjë me ndonjë pajtim mes tyre në aspektin personal, pasi Loredana tashmë ka ndërtuar jetën e saj dhe është e fokusuar në rrugën e saj.

Por, ky veprim tregon një maturi dhe respekt të ndërsjellë për të ruajtur një ambient të shëndetshëm për vajzën e tyre.

Ky gjest është pritur pozitivisht nga ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar këtë hap si një shembull i mirë se si, pavarësisht gjithçkaje, prindërit mund të bashkëpunojnë për mirëqenien e

fëmijës së tyre.

Leave a Comment