
Pas tensioneve të shumta dhe debateve të forta që shoqëruan spektaklin e djeshëm “Prime” në “Big Brother VIP Albania”, situata duket se ka degraduar edhe më tej pas përfundimit të transmetimit live.
Pas tensioneve të shumta dhe debateve të forta që shoqëruan spektaklin e djeshëm “Prime” në “Big Brother VIP Albania”, situata duket se ka degraduar edhe më tej pas përfundimit të transmetimit live.
Kanë qenë pikërisht familjarët e Juelës ata që kanë marrë vendimin të publikojnë disa pamje dhe audio tejet të rënda, ku pretendohet se dëgjohet qartë Mateo duke e ofenduar atë në mënyrë të papranueshme.
Sipas familjarëve, në materialet e shpërndara në rrjet, Mateo dëgjohet t’i drejtohet Juelës me fjalët skandaloze: “Po ti je k*rvë moj, nuk të shoh dot me sy”.
Ky ofendim i rëndë ka nxitur familjarët e saj të reagojnë ashpër duke e ekspozuar këtë moment jashtë dyerve të shtëpisë, të revoltuar nga dhuna verbale që po ushtrohet ndaj vajzës së tyre.