Sapo kishte përcjellë djalin për në ushtri, humb jetën në aksident 45 vjeçari (EMRI/Foto)

Ndahet nga jeta në Greqi 45 vjeçari nga Lezha Kastriot Matrizi. Humb jetën pas një aksidenti në Greqi 45 vjeçari nga Lezha Kastriot Matrizi.

Lajmi është bërë i ditur nga Komuniteti Shqiptar i Rethimnos në Greqi.

Mediat greke kanë publikuar pamjet nga vendi i ndodhjes së aksidentit me pasoja fatale për të riun lezhjan.

Kastriot Matrizi jetoi rreth 30 vite në Kretë dhe ishte një aktivist dhe mbështetës i shumë bashkëkombasve të tij.

Mesazhi i plotë i Komunitetit Shqiptar të Rethimnos:

“Sot zemrat u rënduan nga një lajm që nuk duhej të vinte kurrë.

U nda nga jeta tragjikisht miku, shoku dhe vëllai ynë Kastriot Matrizi,nga Lezha në moshen 45 vjecare (25.12.1980 – 21.03.2026 )

Një njeri i mirë, një shpirt i madh, një baba i përkushtuar i dy fëmijëve, një mik që dinte të jepte vetëm mirësi.
Ironia më e dhimbshme e fatit është se vetëm dje ai përcolli djalin e tij për të shërbyer në ushtri, me krenari dhe dashuri prindërore, ndërsa sot familja, miqtë dhe gjithë komuniteti, ne shokët e tij japim këtë lajm të kobshëm.

Kastrioti jetoi dhe punoi për mbi 30 vite në Kretë, duke u bërë jo vetëm një emigrant i ndershëm, por një nga zërat dhe aktivistët të përkushtuar të komunitetit shqiptar në Rethimno.

Ai ishte gjithmonë aty ku kishte nevojë për ndihmë, aty ku duhej një fjalë e mirë, një dorë që zgjatet, një zemër që kupton, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Leave a Comment