
Lëkundje tërmeti janë regjistruar në orën 10:37 të kësaj të marte në Janinë në Greqinë Veriore,
shumë afër kufirit me Shqipërinë.
Mësohet se forca e lëkundjeve ka qenë 4,1 ballë dhe se thellësia e tërmetit ka qenë 5,1 km.
Lëkundjet sipas qendrës ESMC, janë ndjerë edhe në jugun e vendit tonë.
Tërmet në Greqinë e Veriut, lëkundjet ndjehen edhe në
Epiqendra e tërmetit
Ndërsa për momentin nuk janë raportuar për dëme materiale apo në njerëz nga autoritetet greke.
Kujtojmë që disa ditë më parë, në afërsi të kësaj zone, u regjistruan lëkundje të tjera tërmeti.
Po ashtu gjatë javës së kaluar disa tërmete të tjera goditen edhe pjesë të tjera të Greqisë.