Sfida e mosreagimit/ Ish-banori hyn në BBVA, si reaguan banorët e tjerë

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” kanë marrë një tjetër rrjedhë pas nisjes së sfidës së mosreagimit.

Për të testuar vetëkontrollin e banorëve, produksioni ka rikthyer papritur në ambientet e shtëpisë një nga ish-konkurrentët e këtij edicioni, Senon.

Gjatë qëndrimit të tij brenda, Seno ka tentuar të provokojë situatën duke i përshëndetur dhe ngacmuar me fjalë banorët.

Pavarësisht përpjekjeve të tij për të shkaktuar një reagim apo për të tërhequr vëmendjen e tyre, konkurrentët aktualë kanë treguar një rezistencë të lartë.

Deri në këto momente, asnjëri prej tyre nuk e ka thyer rregullin thelbësor të lojës, duke e përballuar me sukses këtë fazë të provës së kërkuar.

Kujtojmë se kjo sfidë është pjesë e numërimit mbrapsht të vendosur nga Vëllai i Madh, i cili kërkon që banorët të mos reagojnë ndaj asnjë situate apo personi që hyn në shtëpi deri ditën e shtunë, në këmbim të benefiteve dhe çmimeve të premtuara, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Leave a Comment