
Një talent i ri shqiptar po shkëlqen në arenën evropiane dhe po ngrit lart flamurin kuqezi.
Kler Çaku, vetëm 13 vjeçe, është shpallur kampione Europe në Kampionatin e Rapidit të zhvilluar në Slloveni, duke i dhuruar Shqipërisë një tjetër sukses të madh në sportin e shahut.
Lajmi u bë i ditur nga Federata Shqiptare e Shahut, ndërsa e reja shqiptare dominoi garën me një performancë mbresëlënëse: 7 fitore dhe 3 barazime.
Me këtë rezultat të jashtëzakonshëm, Çaku siguroi titullin kampione evropiane për vajza deri në 14 vjeç, duke dëshmuar talent, përkushtim dhe potencial të madh për të ardhmen.
Fitorja e saj jo vetëm që është një arritje personale, por edhe një moment krenarie për Shqipërinë në skenën ndërkombëtare të shahut, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE