
Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania”, Mikela Pupa, ka ndarë së fundmi një përvojë mjaft personale lidhur me periudhën e shtatzënisë dhe sfidat me të cilat është përballur në rrjetet sociale.
E ftuar në një emision televiziv në ekranin e MCN, ajo ka folur hapur për ndryshimin drastik në peshë dhe komentet ofenduese që ka marrë nga ndjekësit në atë periudhë të ndjeshme.
Duke detajuar rrugëtimin e saj që nga momenti i shtimit të kilogrameve deri te rikthimi në format e mëparshme pas lindjes, Mikela theksoi se nuk e kishte kufizuar veten në ushqim.
Ajo sqaroi edhe regjimin e ndjekur pas sjelljes në jetë të vajzës.
Gjatë intervistës së saj, ish-banorja u shpreh saktësisht: “Unë shtova shumë, nuk u kurseva fare në të ngrënë dhe shkova 95 kg. 55-56kg ka qenë pesha ime. Dhe vajza ime lindi e shëndetshme, diku te 4 kg. Pasi linda nuk më erdhi qumështi nga lindja çezarjane dhe i vura vetes kusht dhe bëja fasting, dhe në momentin që u dobësova shkova 60 kg dhe erdhëm në vete. Mbaj mend kam hedhur një video dhe komentet ishin të tmerrshme: Është bërë si lopë…Dhe isha ‘jam shtatzënë’.”
Kujtojmë se ky rrëfim risjell në vëmendje fenomenin e bullizmit kibernetik me të cilin përballen shpesh personazhet publike, veçanërisht kur ndajnë momente delikate dhe ndryshime fizike të pashmangshme gjatë shtatzënisë.