SKANDAL NË BBVIP! Mateo dhe Rogerti përplasen fizikisht – produksioni hesht, banorët në panik!

Një tjetër moment i tensionuar është regjistruar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, këtë herë mes Mateos dhe Rogertit, ku situata ka kaluar në kontakt fizik dhe ofendime të rënda.

Ngjarja ka ndodhur gjatë publicitetit të spektaklit “Prime”, ndërsa gjithçka nisi për një hapësirë në divanin e madh, një detaj që në pamje të parë dukej banal, por që nxori në pah tensionet e grumbulluara mes banorëve.

 

 

Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjet, Mateo ulet fillimisht në divan dhe shtrin këmbën përgjatë tij, duke bllokuar vendin. Kur Rogerti afrohet dhe e vëren këtë veprim, ai nuk tërhiqet dhe ulet me forcë sipër këmbës së Mateos.

Ky moment ka sjellë një reagim të menjëhershëm nga Mateo, i cili i nervozuar nis ta shtyjë fizikisht Rogertin, ndërsa situata përshkallëzohet edhe me fjalë të rënda.

 

 

Gjatë përplasjes dëgjohen edhe ofendime direkte:

Mateo: “Qysh hipen sipër këmbës time ti, o injorant!”

Rogerti: “Mos shty me duar, kujdes. Lëviz!”

Mateo: “Copë mishi!”

 

Ky incident tregon qartë nivelin e lartë të tensionit mes dy banorëve, të cilët nuk kanë hezituar të kalojnë në përplasje fizike.

Pamjet janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, ndërsa shumë ndjekës po kërkojnë masa nga produksioni, duke ngritur edhe pyetjen nëse kjo situatë do të çojë në një “zarf të zi” për një prej banorëve.

Leave a Comment