Tragjedi në vendin e punës! Punonin për bukën e gojës, dërrasat zënë poshtë 2 puntorë, humb jetën njëri prej tyre!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në fshatin Strellc të Deçanit në Kosovë.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se një person ka humbur jetën teksa po punonte pasi e kanë zënë disa dërrasa poshtë.

Mësohet se nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur edhe një punëtor tjetër.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi theksoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:05.

Viktima mësohet se ka ndërruar jetë në spital pasi ka marrë ndihmë mjekësore.

“Sot rreth orës 14:05, Policia është njoftuar se në një punëtori (sharrë) në fshatin Strellc i Ulët,

dy punëtorë kane pësuar lëndime nga rënia e disa dërrasave, të cilët kishin pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për tretman në Emergjencën e Spitalit Rajonal ne Pejë.

Pas pak kohe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej të lënduareve. Në vendngjarje kanë dalë njësitet kompetente”, thuhet në njoftim.

Leave a Comment